Dainel Simeu nuk ka mundur t’i gëzohet siç do të dëshironte kthimit të tij në futbollin anglez pas eksperiencës në Kategorinë Superiore në sezonin e kaluar. Mbrojtësi i cili luajti me Teutën në edicionin e kaluar, u largua gjatë verës nga durrsakët pas një dëmtim të gjatë që pësoi ndërsa aktivizohej me durrsakët. Situatë të cilën e la pas dhe më në fund gjeti një skuadër në Angli duke firmosur pak ditë më parë me Oldham Atletik në kategorinë e katërt atje.

Kjo ishte një “kontratë prove”, pasi Simeu kishte firmosur deri në janar me këtë klub, me shpresën që ta bindte për të nënshkruar një marrëveshje më afatgjatë. Trajneri i dha mundësinë të debutonte që në ndeshjen e sotme në Kupën EFL ndaj Boltonit. Por ai ka zgjatur më pak se 10 minuta në fushë pasi në një duel ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së majtë dhe kërkoi menjëherë zëvendësim, duke u larguar i dëshpëruar nga fusha e lojës.