Moti i keq i shoqëruar me stuhi dhe rreshje intensive ka bërë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati, pranë Urës së Mifolit. Sasia e ujit ka arritur nivelin maksimal, duke bërë që uji të dalë nga shtati. Kjo situatë ka sjellë rrezik për tokat buqësore, të cilat ndodhen në afërsi të lumit, pasi rrezikojnë të përmbyten. Ndërsa akset rrugore, janë të kalueshme dhe pa problematika për automjetet.

Situata në qarkun e Fierit duket se është stabilizuar, pasi sipas informacioneve nga nga Prefektura e Fierit, rreshjet nuk kanë sjellë problematika në lëvizje. Megjithatë ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj.