Gjykata e Posaçme ka vendosur masa sigurie ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Mësohet se masa e marrë është pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Balluku është marrë rreth tre javë më parë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me aferën e tunelit të Llogarasë.