Vendi është praktikisht në emergjencë në përballjen e përmbytjeve, dhe se reshjet e pritshme mund ta rëndojnë më tej gjendjen, tha Kreu i Mbrojtjes civile, Haki Cako në komisionet parlamentare.
Opozita ngriti shqetësime për menaxhimin, ndërsa u prezantua rritja e buxhetit për masat parandaluese dhe ndërhyrjet urgjente.
Shqipëria është praktikisht në emergjencë për shkak të përmbytjeve edhe pse zyrtarisht e pa shpallur tha kreu Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako në Komisionin e për cështjet e Brendshme, ku paralajmëroi se problematikat mund të vijojnë me rikthimin e reshjeve.
Por deputetët e opozitës ngritën shqetësimin në lidhje me përmbytjet e shkaktuara ditët e fundit si dhe menaxhimin e situatës nga Emergjencat Civile.
Duke prezantuar buxhetin e Emergjencave Civile për vitin 2026, Cako theksoi 500 milion lekë shtesë për masa parandaluese ndaj fatkeqësive natyrore.
Fondi i përgjithshëm për emergjencat është 53 milionë euro duke u rritur me 43%, cka siopas Cakos përfaqëson instrumentin kryesor financiar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe rritjen e mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore.
Por deputeti Flamur Noka bëri përgjegjës qeverinë për situatën e zjarreve dhe përmbytjeve.
Reshjjet intensive të javës që lamë pas përmbytën disa dhjetra shtëpi e qindra hektarë tokë, ndërsa shkaktuan dëmtime në rrugë, ura dhe argjinatura, në të cilat kanë nisur ndërhyrje emergjente rehabilimi.





