Si sot para 6 viteve, Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë duke lënë pas 51 viktima.
Klubi i Superiores, Teuta e ka rikujtuar këtë moment të vështirë për të gjithë përmes një reagimi në rrjetet sociale.
“26 Nëntor 2019 – një datë që nuk është vetëm kujtim, por plagë e përbashkët e qytetit tonë. Në mes të dhimbjes, u bashkuam si familje. U ngritëm bashkë, u ndihmuam, u forcuam. 26 Nëntori do të mbetet gjithmonë një kujtesë e brishtësisë së jetës, por edhe e forcës së shpirtit durrsak.
Në këtë datë, KF Teuta nderon viktimat e tërmetit dhe shpreh mirënjohje për ata që ndihmuan, sakrifikuan dhe dhanë shpresë”- shkruan klubi Teuta në rrjete sociale.





