Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkurë në aksin Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Poçem. Nga vendngjarja bëhet me dije se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy pasagjerë.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë dhe grupi hetimor janë paraqitur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.





