Aktori dhe moderatori Olsi Bylyku ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet krahë të dashurës së tij, Denada Lura.

Mirëpo ajo çfarë bie më shumë në sy është dedikimi i Olsit për Denandën teksa shkruan: ‘Sekreti im’, ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia për vite me radhë në këtë betejë të gjatë drejt suksesit, duke shijuar në heshtje paqen e një udhëtimi me tren.”

Ishte dhjetori i 2024, kur u konfirmua për herë të parë publikisht lidhja e dy të rinjve.

Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që zbuloi gjithçka. Influencerja publikoi një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Enada i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit teksa shkruhej: “Përqafime, Olsi Bylyku, Denada”.

Që prej atëherë aktori është parë shpesh të postoj foto dhe deikime emocionuese pranë të dashurës së tij.

Kujtojmë gjithashtu se Olsi ka qenë në një lidhje 5-vjeçare me këngëtaren Egli Tako, ndarja me të cilëm u përfol shumë.