Më datë 4 dhjetor pritet të mbahet mbledhja e gjyqtarëve për kërkesën e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Të enjten pritet të vendoset nëse do të pranohet kërkesa apo jo. Në varësi të kësaj vendimmarrjeje do të vendoset dhe për qëndrimin apo rrëzimin e masës së pezullimit nga GJKKO.