Njerëzit me apnea obstruktive të gjumit të patrajtuar shoqërohen me një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit, megjithatë përdorimi i presionit të vazhdueshëm pozitiv të rrugëve të frymëmarrjes (CPAP) mund të zvogëlojë gjasat e përparimit të gjendjes, shkruan salute.eu.

Studimi u krye nga shkencëtarë në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës së Oregonit.

Ekipi, i udhëhequr nga Gregory Scott dhe Lee Neilson, shqyrtoi të dhënat elektronike mjekësore të mbi 11 milionë veteranëve ushtarakë amerikanë që morën kujdes në spitalin universitar midis viteve 1999 dhe 2022.

Sëmundja e Parkinsonit, shpjegojnë ekspertët, është një sëmundje neurodegjenerative që prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe incidenca e saj pritet të rritet progresivisht tek njerëzit mbi moshën 60 vjeç.

Apnea e gjumit, nga ana tjetër, është një gjendje e zakonshme në të cilën frymëmarrja ndalet dhe fillon në mënyrë të përsëritur gjatë gjumit, duke e penguar trupin të marrë oksigjen të mjaftueshëm.