Një ekspozitë me punime artistike të nxënësve të një shkolle jopublike u hap paraditen e sotme në ambjentet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi ndryshe.

Ekspozita me titull “Çdo pengesë ka një ngjyrë, çdo zgjidhje ka një zë” synonte të sillte një mesazh të qartë për këtë kategori në nevojë që përballet me problematika çdo ditë.
Një nga problemet që nuk ka marrë zgjidhje në Durrës është mungesa e infrastrukturës së duhur për para dhe tetraplegjikët, që kushtëzon përditshmërinë e këtyre personave dhe aksesin e tyre nëpër institucione.
Nga ana tjetër, pagesat mujore konsiderohen qesharake nga këta persona, ndërsa kujdestarëve të tyre nuk u paguhen siguracione.
Referuar shifrave zyrtare në bashkinë Durrës janë thuajse 10 mijë persona me aftësi ndryshe.
Shpesh ata kanë ngritur zërin për problematikat, me të cilat përballen, por mumgon vëmendja e duhur nga institucionet vendore dhe qendrore.





