Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi foli pas barazimit pa gola me Elbasanin. Ai u shpreh se mund të kishin fituar, por gjithsesi është i kënaqur me djemtë e tij dhe lojën.
“Jam krenar për ekipin, treguam vlerat, luajtëm me liderin, kam respektin më të madh si po sillen në fushë lojtarët. Na vjen keq për 2 pikët e humbura, por ky është futbolli, nuk merr atë që meriton por që punon. Me gjithë respektin për Elbasani, por mund të kishim fituar 2-0 ose 3-0 sot dhe atëherë do të flisnim ndryshe.
Kjo është provë e mirë për ekipin, për vlerat që po tregojmë në fushë, po mbajmë stabilitet dhe vazhdimësi, nuk është rastësi vetëm një ndeshje. Duam të luajmë futboll të tregojmë cilësi, dihet që Teuta ka filozofinë e vet dhe konceptin e saj, ne nuk e ndërrojmë për asgjë.
Do të jemi fleksibël se si e zgjidhim lojën, taktikat, ashtu siç mund ta kishim me Vllazninë por kemi presing të lartë. Dam të tregojmë lojë të bukur dhe të kënaqemi me punën që bëjmë. Donin të na befasonimm por ne i shfrytëzuam mundësitë që u krijuan”, deklaroi ai.





