Në Durrës futbolli nuk është thjesht lojë, por festë. “Niko Dovana” u kthye sërish në një det emocionesh, ku zhurma e tifozëve, ngjyrat e flakadanëve dhe ritmi i këngëve krijuan një skenë të paharrueshme. Para se topi të vihej në lëvizje, qyteti dhe stadiumi rrihnin njësoj me padurim, entuziazëm dhe besim te skuadra. Nën një atmosferë elektrizuese, nis një mbrëmje që u mbyll me spektakël.
-Atmosferë e bukur në Durrës para fillimit të ndeshjes, ku tifozët ishin të shumtë dhe prisnin radhën për të hyrë në stadium.
-”Hajde djem, hajde, grindeni që në fillim!”, dëgjohet kapiteni Kotobelli duke motivuar skuadrën.
-Xhoele Maçolli vendos një rekord personal, është ndeshja e tretë radhazi ku zgjidhet lojtari i ndeshjes.
-Spektakël dhe shou në “Niko Dovana”, ku tifo-grupi “Djemtë e Detit” ndez atmosferën me flakadanë, duke e bërë ndeshjen akoma më të bukur.
-Loja ndërpritet për disa minuta, pasi fusha u mbulua me tym dhe fishekzjarrë.
-Ndërpriten edhe dritat në “Niko Dovana”, dhe për rreth gjashtë minuta lojtarët bëjnë nxehje muskujsh, ndërsa tifozët ndezin dritat e telefonave.
-Gjatë një goditjeje këndi, Jazxhi bën të pabesueshmen: topi i goditur me kokë nuk përfundon në rrjetë, por del jashtë.
-Iluzion goli në Durrës, kur Kotobelli godet me kokë, por topi ndalet në vijën fatale dhe mbrojtësi mik e largon.





