Qendra kombëtare për parashikimin dhe monitorimin e rreziqeve natyrore ka publikuar buletin për sot dhe nesër në vendin tonë.

Në buletin thuhet se ditën e nesërme pritet rrezik i lartë zjarri në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.  

Njoftimi i plotë:

Sot pasdite (e shtunë, dt. 01) pritet nivel “I MODERUAR’’ në të gjitha qarqet. Nesër (e diel, dt. 02) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa “I MODERUAR’’ në qarqet e tjera.

Në disa qarqe, pritet rrezik “I LARTË” në zona të lokalizuara, veçanërisht në: Shkodër (Jug), Kukës (Qendër), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim) dhe Vlorë (Veri).

Rreziku pritet më i lartë gjatë pasdites së nesërme.

RESHJET   

Sot pasdite (e shtunë, dt. 01) priten reshje, në përgjithësi, të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Nesër (e diel, dt. 02)  nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). 

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36°C

në vendet e ulëta: 22 / 37°C

në vendet malore: 16 / 31°C   

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 01) dhe nesër (e diel, dt. 02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.