E pashtruar, pa kanalizime dhe pa ndriçim. Kjo është panorama që të ofron rruga “Spiro Treska”, në lagjen nr.8 në Durrës.

Banorët e saj ndihen të diskriminuar, pasi akset e tjera dytësore, që lidhen me këtë rrugë janë të gjithë të asfaltuar.

Gropat plot ujë dhe balta i shoqërojnë banorët në çdo hap, që hedhin jashtë shtëpisë.

Sipas tyre, premtimet elektorale të dhëna në çdo fushatë për zgjedhjet lokale apo parlamentare i ka marrë era.

Për shkak të mungesës së kanalizimeve, ky banor është përmbytur 2 herë brenda këtij viti.

Megjithëse vetëm pak metra larg ndodhet materniteti i qytetit, venddepozitimi i mbeturinave urbane është një vatër ndotjeje alarmante.

Ndodhet vetëm 2 km larg qendrës së qytetit, por kjo zonë duket e lënë tërësisht jashtë vëmendjes institucionale dhe pa shërbimet më elementare, që meriton ky komunitet.

M.B.