Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të diel. Por me vranësira të shpeshta dhe reshje të karakterit lokal, paraqiten zonat lindore dhe veriore. Ndërsa orët e vona të natës përmirësojnë motin edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me 15°C, ndërsa vlera maksimale në Lezhë me 38°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.