Ndërsa afrohet viti 2026, parashikimet astrologjike tregojnë se disa shenja të zodiakut do të përjetojnë një periudhë veçanërisht të favorshme, falë ndikimeve të forta planetare.

Sipas renditjes astrologjike, Luani kryeson listën e shenjave më me fat, me mundësi të shumta për sukses në karrierë dhe jetë personale. Pas tij renditet Shigjetari, për të cilin 2026-a sjell zhvillim, udhëtime dhe energji pozitive. Peshorja pritet të përfitojë nga harmonia në marrëdhënie dhe bashkëpunime profesionale, ndërsa Dashi do të shënojë avancime të rëndësishme në punë falë vendosmërisë dhe mbështetjes planetare. Në listë përfshihen edhe Binjakët, për të cilët viti i ri hap dyer të reja për komunikim dhe rrjetëzim.

Astrologët theksojnë se edhe shenjat e tjera do të kenë momente pozitive gjatë vitit 2026, megjithëse jo me të njëjtin intensitet. Sipas tyre, fati nuk varet vetëm nga ndikimet astrale, por edhe nga gatishmëria e individëve për të shfrytëzuar mundësitë që u paraqiten.