Futbollisti Mirlind Daku dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Miresa.

Lajmin e bukur dyshja e kanë ndarë në rrjetet sociale. “Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, shkroi Daku në postimin e tij.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit e tij. Edhe Vesa e shoqëroi lajmin me një mesazh emocionues:

“Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!”. Vesa dhe Mirlindi janë prej kohësh në një lidhje, por gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë jetën private larg vëmendjes publike.