Lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri këtë raport publik, duke shijuar romancën edhe publikisht. Por pas më shumë sesa 1 viti bashkë, duket se diçka ka ndodhur dhe raporti i tyre me gjasa ka mbërritur në fund.

Në rrjetet e tyre sociale si Roza, ashtu edhe Xhonatani kanë fshirë çdo foto që kishin së bashku. Nga ana tjetër, ata kanë larguar edhe njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve. Në gjuhën e sotme, kjo shpesh merret si një shenjë që një çift është ndarë. Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar për 3 muaj me radhë.

 Nuk e dimë nëse ndryshimet që kanë pësuar në rrjetet e tyre sociale janë një reflektim i situatës së çiftit, apo diçka tjetër fshihet pas këtyre detajeve që kemi vënë re.