Burime për “Durrëslajm” bëjnë me dije se i plagosuri është një taksist, i cili është përfshirë në një konflikt me një drejtues tjetër mjeti në zonën e Plazhit të Durrësit, për shkak të një parakalimi.
Gjatë konfrontimit fizik, 45-vjeçari është plagosur me mjet prerës.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Durrësit njofton se:
“Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.”.





