Mbrëmjen e djeshme, në Tiranë, tiktokerja Suada Muça ka qenë viktimë e një akti dhune. Një video e cila po qarkullon ditën e sotme (25 dhjetor) në rrjetet sociale dokumenton momentin kur ajo sulmohet nga disa persona.

Sipas mediave, dyshohet se dhunimi i saj është porositur nga Xhemal Uka, i njohur në platformën TikTok me nofkën “Fire”, pas disa deklaratave dhe përmbajtjeve ofenduese që Suada  dyshohet se ka bërë ndaj tij në një video-live.

Pas incidentit, Suada Muça ka dalë në një video live në rrjetet sociale, ku është shfaqur me shenja të dukshme në fytyrë.

Ajo ka deklaruar se është sulmuar nga një vajzë dhe tre burra, të cilët, sipas saj, pasi e kanë dhunuar, e kanë detyruar të kërkojë falje publike për ofendimet e drejtuara ndaj Xhemal Ukës.

“Ishin 3-4 persona, një e pash që ishte vajzë të tjerët burra,” shprehet ajo në video.