Aktori amerikan Pat Finn, i cili u shfaq në seriale të njohura televizive, përfshirë “Friends”, “Seinfeld” dhe “The Middle”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Aktori vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles të hënën, pasi vuante nga kanceri që nga vitit 2022, sipas mediave amerikane.

Finn e filloi karrierën e tij si komedian së bashku me mikun e tij Chris Farley. Suksesi i tij i parë i madh në televizion erdhi në “The George Wendt Show”, ku luajti vëllain e personazhit të Wendt, George Coleman.

Ai vazhdoi të luante role në seriale si “Murphy Brown” dhe “3rd Rock from the Sun” dhe luajti rolin e Bill Norwood në “The Middle” nga viti 2010 deri në vitin 2018.

Fansat e “Seinfeld” e njihnin Finn si Joe Mayo, një personazh në episodin “The Reverse Peephole”, ndërsa fansat e “Friends” e kujtojnë atë si Dr. Roger, të dashurin e Monicës në episodet “The One That Could Have Been, Part 1” dhe “The One That Could Have Been, Part 2”.

Finn u shfaq gjithashtu në filma si “Dude, Where’s My Car” dhe “It’s Complicated”, dhe ishte profesor i asociuar në Universitetin e Kolorados dhe në universitetin ku kishte studiuar, Universitetin Marquette.

Ai ka lënë pas gruan e tij, Donna Finn, dhe tre fëmijët e tyre.