Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shijakut, pasi dyshohet se gjatë natës ka vjedhur një shumë parash dhe disa sende në një lokal në fshatin Shahinaj.
Sipas policisë, menjëherë pas kallëzimit për vjedhjen, specialistët për Hetimin e Krimeve organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Brenda pak orësh u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak.
Nga veprimet hetimore rezulton se 27-vjeçari dyshohet se ka vjedhur para në cash, pije alkoolike dhe cigare nga lokali i një shtetasi. Po ashtu, ai dyshohet edhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, për të cilat vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





