Një ditë më parë, në parkun e autobusëve, në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, u dogjën 8 autobusë, që ishin jashtë funksionit.
Sipas policisë, ngjarja mendohet të ketë qenë aksidentale.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve”,- njofton policia e Durrësit.





