Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave Jubë, Erzen, Qerret, Katund i Ri, Fllakë, Manëz, Sektori Rinia dhe Lagjia Mirditë.
“Aktualisht po punohet në vendosjen e tubacioneve në rrjetin e brendshëm dhe të jashtëm. Me financim të Qeverisë Shqiptare, Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Bashkimit Evropian, zbatimi i këtij projekti synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, duke përmirësuar kushtet bazë të jetesës. Rreth 15.000 banorë do të furnizohen me ujë të pijshëm 24/24.”,- njofton Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili vjen në shërbim të…
Posted by Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund on Thursday, July 9, 2020





