Pezullohet mësimi në insitucionet arsimore të Durrësit për shkak të situatës problematike që ka përfshirë qytetin ku janë përmbytur rrugët kryesore.
Burime zyrtare nga ZVA Durrës, bëjnë me dije për “DurrësLajm” se janë njoftuar të gjitha shkollat publike e jopublike për moslëvizje deri në qetësimin e situatës.
Reshjet intensive që kanë përfshirë Durrësin dhe mbarë vendin prej disa orësh, kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në shumë zona të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.





