Ish-Këneta në Durrës vijon të mbetet nën pushtetin e ujit. Qindra familje janë përmbytur dhe banesat e tyre janë momentalisht të pa banueshme.

Për “DurrësLajm”, banorët shprehen se deri më tani nuk u kanë shkuar grupet e verifikimit në banesa, ndërsa ujin janë duke e larguar vetë me pompa.

Të përmbytur 3 herë brenda vitit, disa nga banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, ndërsa të tjerë flasin për dëmshpërblime selektive në varësi të bindjeve partiake.





