Një vajzë 14-vjeçare ka përfunduar me sukses trajtimin kundër leuçemisë akute, duke mposhtur sëmundjen pas një serie seancash kimioterapie.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet nga momenti i gëzueshëm i dhënies së lajmit të mirë, që shënon dhe fillimin një kapitulli të ri drejt jetës së shëndetshme.
Në ambientet e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike, ku u zhvillua trajtimi, 14-vjeçarja shënoi edhe simbolikisht gongun e triumfit, një traditë që shënon përfundimin e terapisë.
“Nga Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike, vajza ka mbyllur me sukses ciklin e kimioterapisë dhe ka kryer kontrollin e parë ‘off therapy’. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm drejt një jete të shëndetshme!”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.





