Bukuroshja shqiptare Agnesa Vuthaj po kalon një nga periudhat më të bukura dhe më të veçanta të jetës së saj. Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se është shtatzënë dhe në pritje të një bebushi.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Agnesa është shfaqur duke zbuluar barkun e rrumbullakosur.

Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Viti kur një dëshirë është e realizuar”, një fjali që ka prekur ndjekësit dhe ka nxitur reagime të shumta pozitive në komente.

Ky njoftim shënon një etapë të re në jetën personale të saj, ndërsa ndjekësit presin me kureshtje të mësojnë më shumë rreth këtij rrugëtimi të bukur drejt mëmësisë. Pak kohë më parë, Agnesa kishte konfirmuar publikisht se ishte në një lidhje dashurie dhe se po përjetonte një fazë të përmbushur emocionalisht.

Vuthaj ka theksuar gjithashtu se partneri i saj nuk është figurë publike dhe nuk ka asnjë lidhje me botën e medias apo ‘showbiz’-it, duke zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes mediatike.