Teuta ia doli me lehtësi, që të sigurojë çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi i Enkelejd Dobit mposhti Vorën me rezultatin 2-0 në stadiumin “Niko Dovana”.Të dy golat ishin për t’u shijuar. Të parin e shënoi Jurguens me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi shifrat e gjithë takimit.

Ekipi i Arjan Bellajt nuk ia doli që të bëhej surprizë në transfertë. Kështu iu bashkua të eliminuarve në fazën 1/8.