Këngëtari i njohur Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Vendimi i tij u bë publik në nisje të spektaklit të kësaj të shtune, ku ai u shpreh qartë se nuk sheh më asnjë arsye për të vijuar rrugëtimin në lojë.
“E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal. U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd”-tha Stine.
Deklarata e tij ngjalli reagime edhe nga opinionistët në studio. Arbër Hajdari u shpreh se, sipas tij, Stine kishte ende arsye për të qëndruar në shtëpi, duke theksuar se loja nuk kufizohet vetëm te strategjia, por edhe te marrëdhëniet njerëzore.
“A ka arsye Stine për të qëndruar brenda, mendoj se po. Disa herë tregoi se nuk ishte i fokusuar te loja dhe te njeri dhe kjo më krijon konfuzion kur thua nuk dua të luaj, mund të jesh njeri”-tha opinionisti.
Nga ana e tij, Stine preferoi të mos e zgjasë më tej diskutimin.
“Nuk dua ta ekspozoj më shumë se kaq njeriun, kjo është”-u përgjigj ai.
Moderator Arbri i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me raportin e tij me banorët.
“A mos ke parë gjë që je i paaftë me banorët e tjerë”-pyeti Arbri.
“Po ndoshta dhe po. Nuk është çudi e madhe. Big Brotheri im është koha që do harxhoj me familjen time, vajzën dhe gruan time”-tha Stine.
Me këtë deklaratë, këngëtari mbylli përfundimisht eksperiencën e tij në BBVIP Albania 5, duke zgjedhur familjen përpara lojës.





