Pas mbylljes së mbrëmshme të segmentit rrugor për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës, që herët në orët e mëngjesit kanë nisur punimet intensive në terren nga firma kontraktore e mirëmbajtjes në aksin rrugor Bogë – Qafë Thore – Theth.

Aktualisht, rruga është e hapur për qarkullim deri në Qafë Thore, ndërsa po vijon puna intensive për pastrimin dhe sigurimin e segmentit Qafë Thore – Theth.

Mjetet borëpastruese dhe ekipet teknike janë në veprim, me prioritet maksimal, për të garantuar hapjen e plotë të aksit sapo të krijohen kushtet e nevojshme të sigurisë.

Drejtuesit e mjeteve luten të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren. Situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe do të ketë përditësime të mëtejshme”, shkruan kryebashkiaku Benet Beci.