Kompania “Mattel” ka prezantuar sot kukullën e parë Barbie me spektrin e autizmit. Ajo ka një lodër rozë që rrotullohet, kufje rozë që pengojnë zhurmat dhe një tablet rozë që përfaqëson komunikimin e saj alternativ.

Shikimi i Barbie është i drejtuar lehtësisht anash për të treguar sesi personat e spektrit shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me sy. Fustani i saj vjollcë me vija të bardha është i lehtë, i lirshëm dhe me mëngë të shkurtra si simbol se personat me autizëm duan që copa të prekë lëkurën e tyre sa më pak të jetë e mundur.

Në pjesën e bërrylave dhe kyçeve, ka një artikulacion për të prodhuar lëvizje që mund të shprehin entuziazëm apo të përpunojnë informacionin përmes prekjes.

Kukulla e re i bashkohet koleksionit Fashionistas ku përfshihen kukulla me ngjyra të ndryshme lëkure, flokë e trupa të llojeve të ndryshme si edhe patologji shëndetësore si diabeti i tipit 1, sindroma Down dhe verbëria.

Ky koleksion është krijuar që më shumë fëmijë “ta shohin veten te Barbie” dhe synon t’i nxisë që të luajnë me kukulla që pasqyrojnë botën rreth tyre.

Autizmi është një formë e zhvillimit të trurit që ndikon te mënyra sesi personi ndërvepron dhe përjeton. Tiparet e tij variojnë nga njëri tek tjetri dhe sipas OBSH-së, mendohet se 1 në 100 fëmijë preken prej tij.