Kanë ikur ditët kur lifting-et e fytyrës ishin të rezervuara për të pasurit dhe ata mbi 60 vjeç, shkruan salute.eu.
Sot, një numër gjithnjë e në rritje i të rinjve po zgjedhin t’i nënshtrohen kirurgjisë kozmetike.
Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë raporton se në Britaninë e Madhe ka pasur një rritje prej 8% të lifting-eve të fytyrës gjatë vitit të kaluar.
Ndërkohë, Akademia Amerikane e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese të Fytyrës vëren se 32% e lifting-eve të fytyrës kryhen te pacientët e moshës 35 deri në 55 vjeç.
Në Itali, Shoqata Italiane e Mjekësisë dhe Kirurgjisë Estetike deklaron se mbi 40% e procedurave të mjekësisë estetike kryhen te grupmosha 19-35 vjeç, e ndikuar nga moda dhe trendet shoqërore.
“Ka një interes në rritje midis pacientëve që dikur konsideroheshin të rinj për këtë lloj procedure. Në fakt, krahas pacientëve mbi 60 vjeç që tradicionalisht i drejtoheshin kirurgëve plastikë, vitet e fundit mosha mesatare ka rënë me 10-15 vjet”, shpjegon Raffaele Rauso, kirurg plastik dhe nënkryetar i Federatës Italiane të Mjekëve Estetikë.





