Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të bllokohet dalja Tiranë – Rinas. ARRSH njofton se bllokimi do të nisë sonte në orën 20.00 deri nesër në mëngjes në orën 06.00.

 Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

• Rruga dytësore: Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

• Rruga Kashar – Thumanë