Altin Meçaj, emigranti 46-vjeçar nga Fieri, i cili u dhunua disa ditë më parë nga një efektiv policie ka zbulua mesazhin kërcënues që i është dërguar, dy orë para se të dhunohej.
Ngjarja sipas tij ka ndodhur pas një komenti që Meçaj i ka bërë motrës së efektivit në rrjetet sociale.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetajt, ai thotë se vajza të cilën e ka komplimentuar është e martuar dhe ndodhet në Itali.
Ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me vajzën dhe as nuk e ka ngacmuar.
“Vajza besoj është mbi 30 vjeç. Zonja është e martuar dhe ka familje të mrekullueshme. Ajo ka hapur një faqe të saj dhe unë aty kam bërë disa pëlqime dhe një koment, me idenë që bravo ke ecur shumë në jetë.
Unë as e kam takuar këtë gocën po bën vite, thjesht e njoh. Unë nuk e kuptoj si arritën deri këtu dhe mori guximin vëllai i saj që të më rrahë për vdekje.
Mesa di unë ajo është e martuar dhe ndodhet në Itali, unë në Gjermani dhe s’kemi lidhje. Nuk kam pasur as lidhje dhe as ngacmime, nuk më kanë shkuar në mend.
Dy orë para se të ndodhet ngjarja më dërgon një mesazh dhe me kërcënon, më thotë se nuk e di me kë je pleksur, do ta shikosh kush jam unë.
Unë i kam kthyer mesazh, i kam thënë që ‘nuk ke pse më shan dhe ofendon. Ti mund të më takosh kur të duash. Motra jote nëse është ofenduar, mund të më bllokojë në rrjetet sociale”, tha 46-vjeçari.
Ai bëri një apel për autoritetet për ta marrë në mbrojtje pasi thekson se jeta e tij është në rrezik.





