Me lot në sy janë duke mbledhur në thasë gjithë mallin e tyre, sepse përmbytja e tregut të rrobave të përdorura ua ka nxjerrë jashtë përdorimit.
Për rreth 70 tregtarë që ushtrojnë aktivitetin në këtë treg të Durrësit, humbjet janë mjaft të mëdha, miliona lekë të vjetra dhe disa prej tyre rrezikojnë falimentimin dhe shtimin e listës së borxheve, deklarojnë ata për “DurrësLajm”.
Për secilin prej këtyure tregtarëve, kjo është hera e dytë që ambienti ku ata ushtrojnë aktivitetin përmbytet.
Dëmin e parë e pësuan në shtator 2025, por këtë herë dëmi është i pallogaritshëm, sepse në tregun që është nën nivelin e rrugës, uji arrinte deri në lartësinë 1.5 metra. Ata apelojnë që të kenë një ndihmë nga bashkia për dëmin e shkaktuar.
M.B.





