Në foltoren e rradhës, Berisha foli mes demokratëve të qytetit të Lezhës nga ku ai u shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë ndaj PD.
Ndëkaq, krydemokrati vijon të theksoj se ata e mbrojtën votën gjatë zgjedhjeve dhe bënë çmos për të pasur një proces të pastër votimi.
“E votuan pavarësisht për gabimin që kishte bërë, e votuan për parimësinë që ajo tregoi.
Për guximin që ajo tregoi. Ajo u ngrit si “feniksi” dhe fitoi zgjedhjet parlamentare 2001, të cilat e dinë të gjithë shqiptarët se si u grabitën me fenomenet e Dushkut etj etj.
Përsëri, ne qëndruam dhe e gjunjëzuam pushtetin. Mbrojtëm votën. U shndërruam, ja u them unë ju, në mbrojtësit më të sigurt, më të vendosur të votësd së shqiptarëve.
Nmuk ak ndodhur kurrë që ata të cilët vëzhguan zgjedhjet të shkruajnë në raportin e tyre se “ne e ndryshuam raportin pasi opozita solli prova të pakundërshtueshme”.– tha Berisha.





