Me zgjedhjen e João Cancelos për të kaluar te Barcelona, Interi ka nisur lëvizjet për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes. Emri që po fiton terren për afatin kalimtar të verës është Branimir Mlacic, një nga talentet më premtues të futbollit kroat.
Mlacic, i lindur në vitin 2007, aktivizohet te Hajduk Split dhe luan si mbrojtës i djathtë.
Sipas burimeve pranë klubit, drejtuesit nerazzurrë kanë paraqitur një ofertë prej rreth 5 milionë eurosh për kartonin e tij. Interi po punon për ta mbyllur marrëveshjen në qershor dhe për ta sjellë lojtarin në Milano gjatë merkatos së verës, duke investuar te një profil i ri dhe me perspektivë për të ardhmen.





