Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë mjegull.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë.