Ka vijuar procesi gjyqësor i çështjes ‘Plumbi i Artë’, ndërkohë i akuzuar është edhe Altin Ndoci, i arratisuri nga burgu i Durrësit, dy ditë më parë. Gjyqi ka vijuar pa prezencën e të pandehurit dhe është mbrojtur nga avokati Aldo Shkëmbi.
Sipas Shkëmbit, Ndoci mund të ndodhet edhe në banesën e tij, por për shkaqe procedurale, Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij. Gjithashtu, Prokurorja Doloreza Musabelliu tha se, policia duhet të njoftojë, çfarë bëhet me urdhrin e arrestit që ka ndaj të arratisurit.
Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për çështjen,për të pritur njoftimin nga Policia e shtetit, në zbatim të procedurave për gjetjen ose jo të Ndocit. Seanca e radhës u caktua me 20 janar ora 10:00.
Avokati Aldo Shkëmbi: I kërkojmë gjykatës ti drejtohet policisë që të marrë masa për njoftimin e klientit. Ai mund të ndodhet edhe në banesën e tij, ne këtë nuk e dimë, e përderisa burgjet njoftojnë se nuk ndodhet aty. Për shkaqe proceduriale Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij.





