Nëna e tre fëmijëve të mitur të cilët u gjetën të vetëm në banesën e tyre në Durrës, u shpreh se, ish-bashkëshorti dhe babai fëmijëve të saj i mësonte këta të fundit ta shanin. Në emisioni “Me zemër të hapur”, me gazetaren Evis Ahmeti në News24, ajo tha se, gjendja e shtëpisë ishte për shkak se, kishin 10 ditë pa ujë dhe rrobat ishin pa larë.
Megjithatë ajo thotë se nuk ishin të përhapura kudo nëpër shtëpi por se rrobat i ka hapur dikush. Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve, theksoi se, do të ngrinte një padi dhe do të bëj urdhër mbrojtje pasi shprehet se më parë e ka përfituar ndaj ish-burrit dhe ish-vjehrrës.
Blerina Basha: Fëmijët janë mirë, jemi ende në spital, por besoj se do të dalim pa dy ditësh. Nuk kam folur me ndonjë psikolog. Më kanë ardhur familjarët. Më erdhi babai. Të hënën vjen dhe mami. Nuk është se jemi përballur më herët me të tilla gjëra. Nuk kam qenë në gjykatë. Thjesht mu tha se çfarë vendimi mu dha.
Erdhi dhe babai i fëmijëve, i takoi dhe iku. Unë fare..s’dua ta takoj. Unë do e ngre një padi dhe do të bëj urdhër mbrojtje. Kam pasur dhe më parë urdhër mbrojtje. Kam pasur fjalë, nga ish-burri, ish-vjehrra. Por kjo që po kaloj këtë gjë, është shumë e rëndë, për mua dhe për familjen e tyre. Fëmijëve të mi nuk u ka munguar asgjë. Ika andej dhe po bëja dokumentet e fëmijëve.
Por më pas nuk ikja dot se i kisha mbushur 3 muaj dhe s’më lejuan. Gjatë kohës që fëmijët e mi ishin atje, babai i tyre i mësonte; shani mamin. Unë siç thash, kohët e fundit kam punuar dhe çdo darkë isha te fëmijët e mi. Kur u ktheva nga Italia punoja në një lokal dhe merrja dhe bakshishe, dhe kur kam dalë kam punësuar një grua aty në lagje. Si kam lënë kurrë fëmijët e mi. Këtë herë kam festuar vitin e ri me fëmijët.
Nuk e kam pasur kurrë në atë gjendje fëmijët. Normale ka qenë rrëmuje se kam punuar 16 orë punë dhe kishim 10 ditë pa ujë dhe rrobat ishin pa larë, por nuk ishin të përhapura kudo nëpër shtëpi. I ka hapur dikush. Kam gjetur gjëra që si përkisnin shtëpisë time. Unë disa prej atyre ushqimeve nuk i kam konsumuar. Me ish-burrin komunikoja për fëmijët.





