Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore në vend, duke e cilësuar si një kriter thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rama: Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta që do të thotë që edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

Pastaj, në skenarin më pesimist, do të thotë që gjithçka që haet të importohet, po shkoj në ekstrem, për ketë arsye duhet një super punë, por edhe një super vendosmëri nga ana jone si vendimmarrës për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë.

Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune, sepse në rastin më të mire janë vetëm 10 vite përpara, nëse do llogarisim 2030 që vitin që jemi ulur në tryezën e BE, dhe 5 vite që urojmë të negociojmë. Puna për tu bërë është shumë e madhe.