Një tifoz i Juventusit teksa po shkonte në Sardegna për ndeshjen mes Cagliarit dhe Juventusit, u kthye në një shqetësim të madh për gjithë bordin e avionit.

Euforia përpara ndeshjes bëri që një grup tifozësh bardhezinj të këndonin kore për skuadrën e Luciano Spallettit në fluturimin e linjës Aeroitalia Roma-Cagliari. Në këtë pikë, një burrë 40 vjeçar nga Frosinone, e teproi me përplasjen e duarve në mënyrë ritmike dhe të përsëritur me pjesën ku mbahen bagazhet mbi sediljet duke bërë që të dalin maskat e emergjencës dhe si pasojë pati edhe shpërndarje oksigjeni duke bërë që të vihet në punë protokolli i sigurisë në fluturim.

Personeli i bordit e riktheu menjëherë qetësinë dhe e sinjalizoi ngjarjen tek autoritetet. Me të zbritur në aeroportin e Cagliarit, ata që pritën tifozin ishin agjentët e Polarias që pas sinjalizimit të personelit e denoncuan për dëme.