“Të gjitha mesazhet që kanë ardhur nga SHBA janë kartelet e drogës”

Teksa kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump, kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat.

Sipas Berishës, në SHBA flitet vetëm për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës. Berisha shtoi se Rama do përfundojë i arrestuar si lideri venezuelian Maduro.

“Jeni dëshmitarë fatmirësisht se katër muajt e fundit të gjitha mesazhet që kanë ardhur nga SHBA janë kartelet e drogës, lidhjet e tyre me kartelet e drogës. Kjo është e vërteta. Nëse ne më parë flisnim para shqiptarëve, damkosnim situatën dhe nxirrnim të vërtetën, nuk kishim mbështetje, por sot janë 7 rezoluta.

Nëse do dëgjoni seancën në Kongresin Amerikan, aty gjenden të gjitha ato që kemi mbrojtur dhe denoncuar ne, kjo është e vërteta. Kemi arritur që kauzën tonë që mbrojmë, t’ia bëjmë të qartë të gjithë botës. Në Brazil ku isha, në San Paulo, Shqipëria pas Venezuelës, e dyta. Maduro, Ramaduro!”, tha kreu i opozitës.