Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm, reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta në det, ka prekur Greqinë të mërkurën, ndërsa sipas raportit të përditësuar të motit emergjent të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, fenomenet do të vazhdojnë deri në mesditën e së enjtes.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrugët e Athinës të shndërruara në lumenj të rrëmbyer që marrin para makina dhe kosha mbeturinash.

Sasi shumë të larta reshjesh janë regjistruar që nga orët e mëngjesit të së mërkurës në Atikë, Peloponezin Lindor, Evia dhe zona të tjera të vendit.

Sipas rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit Kombëtar të Athinës, sasitë më të larta të reshjeve deri në orën 20:00 u regjistruan në zonën e Papagou me 146.4 mm. Vyronas, Atikë me 126.4 mm.