Pas zhurmës që krijoi me konfirmimin e marrëdhënies së tij të re, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka ndarë me ndjekësit një tjetër mesazh me kuptim të thellë.
Vetëm pak ditë më parë, Besi “pushtoi rrjetin” me një fotografi ku shfaqeshin dy duar të lidhura ngushtë, ndërsa në parakrahun e tij ishte dukshëm i shkruar emri “Ejona” dhe data “25.12.2025”, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.
Në postimin më të fundit në Instagram, aktori ka zgjedhur një citat biblik për të përshkruar gjendjen e tij shpirtërore.
Përmes një fotografie bardhë e zi, ku duket i qetë dhe duke buzëqeshur, ai ka cituar Psalmin 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”
Ky dedikim duket të pasqyrojë qartë periudhën që po përjeton Besi, i cili po lë pas vështirësitë e ndarjes dhe po gjen lumturinë pranë partneres së tij të re.
Data 25 dhjetor e vitit të kaluar duket se ka shënuar një moment kyç për aktorin, i cili tani nuk nguron të shprehë hapur mirënjohjen për këtë “gëzim” të ri në jetën e tij.






