I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka reaguar këtë të hënë lidhur me vendimin e fundit për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Çuçi theksoi se nuk disponon informacion zyrtar mbi këtë vendim, i cili u bë publik vetëm sot. 

Ai shtoi se ende nuk është njohur me përmbajtjen e tij dhe nuk ka detaje për arsyet e mundshme të këtij ndryshimi të papritur.

Vendimi ka shkaktuar reagime edhe nga stafi i Kadastrës së Vlorës.

Punonjësit kanë përgatitur një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës dhe Prefektes së Vlorës, duke kërkuar rishikimin e vendimit dhe moslargimin e Kadastrës nga qyteti i Vlorës.