Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka mbyllur javën e 13-të për sezonin e rregullt, një javë që dhuroi takime interesante ku Besëlidhja mposhti Tiranën dhe Vllaznia fitoi ndaj Apolonisë.

Tjetër triumf treshifror për Teutën, me durrsakët që e kishin të thjeshtë ndaj Flamurtartit të vendit të fundit, në derbin e skuadrave bregdetare. Teuta fitoi në shifrat 109-70 (21-19, 32-11, 32-20, 24-20) në një takim pa histori, ku vlonjatët mundën të rezistonin vetëm në periodën e parë.

Me gjashtë lojtarë në dopioshifër pikësh, Jahmal Abey-Wright bëri diferencën, duke regjistruar 20 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime për vendësit. Për Flamurtarin më i miri ishte Jalyn Williams me 18 pikë e 9 kërcime.