Organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 1500 pako me ndihma për familjet në nevojë dhe ato që përfitojnë ndihmë ekonomike në qytetin e Durrësit.
Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka vlerësuar këtë gjest solidariteti, duke theksuar se ndihma vjen në mbështetje të drejtpërdrejtë të qytetarëve më në nevojë.
Postimi i plotë:
“Qatar Charity” ka dhuruar 1500 pako me ndihma në qytetin tonë për familjet në nevojë dhe ato me ndihmë ekonomike. 🇶🇦🤝🇦🇱
Një gjest domethënës solidariteti, që vjen në ndihmë të drejtpërdrejtë të qytetarëve tanë.
Mirënjohje të sinqertë miqve tanë nga Katari për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen e pakursyer ndër vite, 🙏 një dëshmi e qartë e miqësisë dhe bashkëpunimit të fortë mes dy vendeve tona.





