Banorë të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan pasditen e sotme para bashkisë Durrës, për prishjen e banesave të tyre, për shkak të zgjerimit të kanalit të ujërave të larta tek Ura e Dajlanit.
Të mbetur të pastrehë ata kërkojnë zgjidhje nga bashkia për strehim, sepse kanë mbetur mes 4 rrugëve, pa një strehë mbi kokë.
Pavarësisht se në njoftimin zyrtar për prishjen e shtëpive të tyre thuhej se kishin 10 ditë kohë për të apeluar vendimin, fadromat e IKMT-së ndërhynë sot për të rrafshuar banesat dhe baraket e këtij komuniteti që prej më shumë se 2 dekadash jetojnë pranë Urës së Dajlanit.





